Federata e Futbollit e Kosovës të hënën ka njoftuar se të enjten në selinë e saj do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri 2020/2021 të Superligës.
Por, edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar mund të mos nisë më 12 shtator, kur edhe është caktuar si datë, ka thënë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu të hënën për KOHËN.
“Ne e kemi caktuar 12 shtatorin si datë e nisjes së edicionit të ri, por nuk është e sigurt. Pak më herët bisedova edhe me ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshin së cilës i kërkova mbështetje për të pasur lejen e Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e garave të edicionit të ri. Presim përgjigje, pasi vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka thënë Salihu.
Salihu ka shtuar se edhe edicioni i ri do të fillojë pa shikues dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore të Kosovës.
“Ne do të kërkojmë nga klubet tona që t’u përmbahen rekomandimeve. Gjithashtu do të ketë për gjitha klubet testime para se të nisë stinori i ri”, është shprehur Salihu.
Superliga në futboll ishte e para që rifilloi garat pas lehtësimit të masave izoluese shkaku i pandemisë së koronavirusit. Por, për rifillim të futbollit vendimin e morën autoritetet shëndetësore të vendit.
-
Të hënën e ardhshme shorti për edicionin e ri të Superligës
-
Të premten shorti për edicionin e ri të Superligës
-
Superliga fillon më 12 gusht
-
FFK-ja njofton se kur do të tërhiqet shorti për sezonin e ri të Superligës
-
Në futboll shtyhet fillimi i edicionit, në sportet e tjera rritet presioni për lejim të aktiviteteve