Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja emëron Taulant Hodajn ushtrues detyre te sekretarit të përgjithshëm

Taulant Hodaj është emëruar ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja.

Hodaj në këtë post e zëvendëson Eroll Salihun, që dha dorëheqje nga posti për t'u emëruar në dy poste tjera.

"Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së. Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat i FFK-së, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë̈ vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm", thuhet në njoftim.

Image