Federata e Futbollit të Kosovës e ka vlerësuar të favorshëm shortin e kualifikimeve për Euro 2024. Kosova është në grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Dy të parët në grup kualifikohen në Evropianin që mbahet në Gjermani.
“Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt. Kombëtarja dardane është përfshirë në Grupin I, duke iu shmangur top-gjigantëve të futbollit evropian, teksa në grup do të ketë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrn”, ka shkruar FFK-ja në faqen zyrtare.