Klube të një niveli më të lartë të Serbisë do të luajnë në edicionin e ardhshëm në territorin e Kosovës, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i ka ikur rutinës. Pasi një klub i futbollit nga Mitrovica e Veriut ka kaluar një ligë më lart, përkatësisht në Ligën serbe (Srpska Liga), FFK-ja ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës ka reaguar ashpër për "ndeshjet ilegale dhe improvizimin e garave në territorin e Kosovës nga struktura ilegale në veri të vendit".
Në të vërtetë FFK-ja, federata të tjera sportive dhe organe sportive të vendit, lëshimin e komunikatave e kanë "armën" e vetme për të "luftuar" aktivitetet e federatave sportive të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo mënyrë reagimi nuk ka pasur ndonjë efekt deri më tash, por në Federatë arsyetohen se është gjëja e vetme që mund të bëjnë, shkruan sot Koha Ditore.
Ende ka sfida të shumta për shtrirje të autoritetit shtetëror në gjithë territorin e vendit, përkatësisht në pjesën veriore, që kufizohet me Serbinë. Por edhe institucionet ndërkombëtare sportive kanë hezituar që të marrin veprime konkrete, me ndonjë përjashtim të rastit, për të stopuar aktivitetet e federatave të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
FFK-ja do të ankohet në UEFA për garat ilegale të Serbisë
-
Ligat ilegale të Serbisë shtrijnë rrënjët në Kosovë
-
FFK: Presim që serbët e Kosovës të reflektojnë dhe t’i kthehen realitetit
-
Zvezda konfirmon ndeshjen në Kosovë, FFK-ja nuk ka informacion
-
FFK-ja çon duart nga UEFA, kërkon ndihmën e policisë për të ndaluar garat e Serbisë