Feyenoordi ka hequr dorë nga sulmuesi kosovar i Servettes, Kastirot Imeri, ka raportuar sajti holandez “fr-fans.nl”.
Siç shkruan në Holandë, Imeri nuk përshtatet me sistemin e Feyenoordit. Sulmuesi 21-vjeçar i Përfaqësueses së Zvicrës edicionin aktual në 25 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me tri asistime. Ai për Zvicrën ka debutuar vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoImeri me skuadrën zvicerane ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.