Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ndau festën e golit të barazimit në një mënyrë të veçantë me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani. Video e publikuar nga ESPN në “Twitter” ka bërë xhiron e botës. Ai ka kapur në fytyrë Rrahmanin dhe më pas përqafoi kapitenin e “Dardanëve”.
Napoli pësoi disfatë të dielën nga Atalanta me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian, Serie A.