Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festa e tifozëve meksikanë në Rusi po vazhdon

Meksikani Carlos Rocka udhëtoi drejt Rusisë muaj më parë për të përkrahur përfaqësuesen e Meksikës në Kupën e Botës në futboll. Dhe ai pëlqeu Rusinë aq shumë, saqë e ka hapur një bar në këtë vend.

Rocka 29-vjeçar, nga qyteti Cancun, ishte në mesin e mijëra tifozëve meksikanë që vërshuan qytetin e Yekaterinburgut në korrik për ndeshjen kundër Suedisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Ndonëse Meksika humbi 3:0, ai qëndroi dhe e hapi barin Viva Mexico në fund të nëntorit me të dashurën e tij Thaylin Mendez.

"Unë e hapa këtë bar për mua. Por mendoj se të gjithë që pëlqejnë muzikën latine dhe ushqimin meksikan do të jenë të mirëseardhur", ka thënë Rocka, në festën hapëse të barit që ishte mjaft e madhe, ku kishte DJ, kokteje e vallëzime...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)