Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli me kryetar të ri

Naser Rama është kryetari i ri i klubit të futbollit, Feronikeli.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e klubit në Facebook.

“Bordi me votë unanime zgjodhi kryetarin e ri Naser Ramën, biznesmen mjaft i njohur në Mal të Zi, i cili jeton dhe veprimtarinë biznesore e zhvillon kryesisht në qytetin turistik të Budvës”, ka shkruar klubi.

Në njoftim është theksuar se Rama ka thënë se obligimi i vetëm i lojtarëve do të jetë suksesi në fushë, pasi për obligimet e tjera “do të kujdeset personalisht”.

Agim Kastrati është zgjedhur nënkryetari i parë i klubit.

Edhe Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar Arbëri 4 d. më parë Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

Këto ndryshime te klubi nga Drenasi vijnë pasi kryesia e shkuar u dorëhoq pas kërkesës së kryetari të komunës, Ramiz Lladrovci.