Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli: FFK-ja kriminalizoi procesin e licencimit të klubeve

Klubi i Feronikelit ka reaguar ndaj licencimit të ekipeve kosovare për garat europiane.

Duke mos saktësuar se për çfarë bëhet fjalë, Feronikeli procesin e licencimit e ka cilësuar si “trupi më i madh pas çdo poshtërimi me vite që ka përjetuar futbolli kosovar”.

“Federata e futbollit të Kosovës, sot edhe zyrtarisht e turperon futbollin kosovar, duke kriminalizuar procesin e licenimit të klubeve”, thuhet në një reagim në Facebook.
“Për këtë turp Feronikeli, shumë shpejt do të dal me gjera të faktuara dhe le ta dijne mirë çdo njeri i involvuar në këtë krim së ne nuk do ndalemi deri tek e vërteta”, thuhet në këtë reagim.

Image
Artikuj të ngjashëm