Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandinho: Pepi e dërgoi lojën time në nivel tjetër

Kapiteni i Manchester Cityt, Fernandinho, e ka përgëzuar trajnerin Pep Guardiola për punën që e bën tekniku spanjoll.

Fernandinho ka thënë se Guardiola e ka ndihmuar në përmirësimin e lojës. Këto komente ai i ka bërë një ditë para ndeshjes së fundit me fanellën e Manchester Cityt.

City të dielën luan kundër Aston Villas dhe është afër ta fitojë titullin.

37-vjeçari Fernandinho ka qenë një prej lojtarëve kyç të Cityt qëkur iu bashkua skuadrës nga ukrainasit e Shakhtar Donetskut në vitin 2013.

I ka fituar katër tituj të Premier Leagues, një Kupë FA dhe gjashtë trofe të Kupës së Ligës. Ai mund ta shtojë edhe një trofe në koleksionin e tij, nëse City e mposht Villan në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm