Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandezi drejt La Ligas

Mesfushori Enzo Fernandez pritet të largohet nga skuadra e Benficas për ta vazhduar karrierën në La Liga. E përditshmja “AS” bën të ditur të martën se Fernandez do t’i bashkohet Atletico Madridit në afatin kalimtar të janarit.

Mësohet se Atletico ka arritur marrëveshje personale me 21-vjeçarin dhe po negocion me Benfican për transferimin e tij.

Benfica për ta lënë të lirë Fernandezin po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ai iu bashkua ekipit portugez para fillimit të këtij sezoni nga River Plate dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Fernandez deri më tani ka dy gola e katër asistime në të gjitha ndeshjet e luajtura për Benfican.

Ai po kërkohet edhe nga Manchester City, Liverpooli e Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm