Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ndërtimi i stadiumit të ri në hapësirën e stadiumit që po rinovohet “Ismet Shabani”, ka dështuar për shkak të mungesës së buxhetit nga Ministria e Sportit.
Sipas një njoftimi për media të Komunës së Ferizaj bëhet e ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar kryetarin aktual Agim Aliu se një memorandum i mëhershëm për realizimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit nuk mund të zbatohet në praktikë në mungesë të buxhetit.
“Paraditen e sotme, ekzekutivi komunal ka pranuar një e-mail nga MRKS, gjegjësisht Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Sekretari Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi përmes së cilës konfirmohet mosekzekutimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit”, thuhet në njoftimin për media.
Në letrën dërguar komunës së Ferizajt MKRS thotë se: “Ashtu siç ju kemi njoftuar nëpërmjet e-mailit zyrtar të bashkëngjitur të datës 21.09.2017 lidhur me anulimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj me numër protokolli 1629/2017 të datës 27/04/2017, ju ri-njoftojmë prapë që Memorandumi nuk mund të ekzekutohet për të vetmen arsye pasi që nuk është buxheti në dispozicion”, thuhet në letrën e dërguar mediave.
Klubi i Ferizajt sezonin e kaluar bënte pjesë në garat e ligës së parë dhe të gjithë sezonin e ka zhvilluar në fushën me barin sintetik prapa palestrës “Bill Clinton”.
-
Ferizaj njofton se ka mbledhur 1500 nënshkrime për stadiumin
-
Tribuna në fushë, 121 mijë euro të shtetit pritet të shkojnë huq
-
Stadiumi i Ferizajt është lënë tërësisht pas dore
-
Komuna pa buxhet, ngec ndërtimi i stacionit të autobusëve në Ferizaj
-
Salla e sporteve në Ferizaj, prej dy vjetësh në rinovim