Sport

Ferizaj e M-Technologie, kampionë të Kosovës në volejboll

Të mëkurën, ka përfunduar edicioni 2019/20 në Superligën A të Kosovës në volejboll në të dyja konkurrencat, duke u shpallur kampionët.

KV Ferizaj te meshkujt dhe KV M-Technologie te femrat, janë kampionë të këtij edicioni që rifilloi muajin e shkuar pas një pauze të detyruar prej tre muajve shkaku i përhapjes së pandemisë të koronavirusit.

Si Ferizaj ashtu edhe M-Technologie, kanë triumfuar edhe në ndeshjet e dyta finale të plejofit përballë kundërshtarëve të tyre.

M-Technologie triumfoi ndaj Skënderajt me rezultatin 3:1 (21:25, 25:22, 25:6, 25:18) në ndeshjen e luajtur në Mitrovicë kurse Ferizaj në Prishtinë ishte më i mirë se Prishtina Volley që e mposhti 3:2.