Kampionia në fuqi, M-Technologie e ka nisur me fitoren stinorin pranveror në Superligën e femrave në volejboll.
M-Technologie ka triumfuar me rezultatin 3:0 (25:14, 25:11, 25:17) në sete kundër ekipit të Fushë Kosovës të premten, kur edhe ka nisur stinori pranveror në Superligën A të femrave.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së parë të Superligës A në këtë konkurrencë, do të zhvillohen të shtunën: Skenderaj – Prishtina (14:00) dhe Drita – Kastrioti (16:30).
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka njoftuar se garat në këtë stinor do të zhvillohen me një dinamikë me të ngjeshur për shkak të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të femrave që mbahet këtë vit, në kualifikimet e të cilit në muajin maj, Kosova do të paraqitet me përfaqësuesen A.