Alex Fergusoni ka shprehur simpati për rivalin e vjetër Liverpoolin lidhur me situatën e Philippe Coutinhos.
Braziliani nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Liverpoolin këtë sezon pasi dëshiron transferimin te Barcelona. 25-vjeçari pritet të luajë për Brazilin në dy ndeshje kualifikuese për Botëror, derisa ish-menaxheri i Manchester Unitedit beson menaxhimi i lojtarëve yje është më i rëndësishëm se kurrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se menaxhmenti i fort është i rëndësishëm në këtë situatë. Pjesë e punës së një trajneri është që të edukoni karakterin e lojtarëve tuaj që ata të kenë përgjegjësi për atë që bëjnë”, ka thënë Fergusoni.
“Natyrisht, në disa raste kjo gjë ndryshon. Është zhgënjyese sepse jam i sigurt se, në rastin e Liverpoolit, ata kanë bërë një punë të mirë me Coutinhon si lojtar që është sot. Pra është zhgënjyese, por duhet të përballeni me këtë gjë dhe afati kalimtar nuk ndihmon në këtë situatë”, ka shtuar ai.
“Nëse mbyllet në korrik, Coutinho do të vazhdonte të luante dhe çështja e tij do të merrte fund. Rekomandimi ynë është që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit në mënyrë që të gjithë të dinë se cilët lojtar kanë dhe të mos presin se cili do të jetë rezultati”.