Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferdinandi paralajmëron Unitedin për Pogban

Rio Ferdinand ka paralajmëruar shefin ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodward, për të mos e shitur Paul Pogban, deklaratë e cila vjen pas raportimeve se është duke u interesuar Barcelona për marrjen e tij.

Ferdinand, i cili është paraqitur mbi 450 ndeshje me Unitedin gjatë periudhës së tij 12 vjeçare në Old Trafford, ka paralajmëruar ish-klubin e tij rreth spekulimeve për të ardhmen e Pogbas dhe marrjes së mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld, transmeton koha.net.

“Mos guxo të lejosh që kjo të ndodhë Ed...#MUFC është shtëpia e Pogbas”, ka shkruar Ferdinand në Twitter.

“Ndali këto spekulime menjëherë dhe merr Toby Alderweireldin”.

Artikuj të ngjashëm