Skuadra e Fenerbahçes ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit belg Christian Benteke, kanë shkruar mediumet turke të enjten.
Benteke do të jetë lojtar i lirë në verë pasi i skadon kontrata me skuadrën e Crystal Palacet dhe te Fenerbahçe po shihet si përforcim i madh për repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Mësohet se Fenerbahçe tashmë ka kontaktuar Benteken, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi.
Benteke këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 26 paraqitje në Premier League për Crystal Palacen, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.
Ai karrierë në Angli ka bërë edhe te Liverpooli e Aston Villa.