Jeta e tij është një që ëndërrojnë fëmijët e çmendur pas futbollit. Një futbollist i Premier Leagues, që luan për vendin e tij, jeton në një shtëpi të bukur në lagjen më të kërkuar në Londër.
I relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë, reprezentuesi i Francës, Mamadou Sakho qëndron ulur në divan veshur me një fanellë të bardhë.
Ai është person shumë i mendueshëm. Flet për dëshirën që të studiojë në të ardhmen, ndërsa vlerëson se futbolli është një botë e mbyllur dhe dëshiron të hapë mendjen - dhe po ashtu pëlqen të flasë për projektet e tij të bamirësisë, e një prej tyre do të përfshijë punën me berberin nga jugu i Londrës, Nikky Okyere.
Kur i flet bashkëshortes së tij Majdas dhe dy vajzave të tij, Sakho e thotë në gjuhën frënge. Në katin sipër është fëmija i porsalindur i çiftit duke fjetur. Fëmija më i vjetër qëndron prapa kamerave dhe shikon me kureshtje, duke u impresionuar me gjithë atë bujë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Superheroi i Senegalit” Mane dhe jeta e tij e vështirë deri te suksesi
-
Fëmijët dhe karriera, futbollistet përshtatin synimet e tyre
-
Babai i Hakimit krenar me paraqitjen e Marokut në Kupën e Botës
-
Dashuria për nënën rrit shpirtin e ekipit të Marokut në Kupën e Botës
-
Maroku bashkon, si rrallëherë, mbarë botën arabe