Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fellaini me dy gola ndihmon në fitoren e re të Unitedit

Mesfushori Marouane Fellaini me dy gola të realizuar i ka ndihmuar Manchester Unitedit që të sigurojë fitoren e re me rezultat 4 me 0 ndaj Crystal Palacet në Old Trafford.

Për Unitedin fillimisht realizoi Juan Mata, derisa dy golat tjerë i realizoi mesfushori belg.

Krejt në fund të takimit realizoi Romelu Lukaku që u asistua nga zëvendësuesi Anthony Martial.

Me këtë fitore Unitedi ngjitet në pozitën e parë me 19 pikë, tre më shumë se Manchester City që sonte përballet me Chelsean.