Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Felixi dhe Lemari disa javë jashtë fushe

Joao Felix i Atletico Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt

Atletico Madridi po vazhdon të ketë probleme me lëndimet e shumta të lojtarëve.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se Joao Felix dhe Thomas Lemar janë lojtarët e radhës që kanë pësuar lëndime në ndeshjen e fundit ndaj Espanyolit.

Të dy lojtarët u detyruan të lëshojnë fushën para kohe në fitoren 1:0 të dielën.

Portugezi Felix ka pësuar dëmtim në kofshën e këmbës së majtë, sikurse Lemar, që e lëshoi fushën i përlotur.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se të dy u janë nënshtruar testeve mjekësore të hënën dhe është konfirmuar se do të mungojnë të paktën dy javë.

Artikuj të ngjashëm