Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fekir: Vetëm Liverpooli e di pse nuk u transferova në Angli

Ylli i Lyonit, Nabil Fekir, ka thënë se vetëm Liverpooli e di pse ai dështoi të kalonte në Anfield këtë verë.

Fekir ishte fare pranë kalimit te Liverpooli në qershor, por dështoi në testet mjekësore për shkak të problemeve në gju.

25-vjeçari mbeti te Lyoni dhe ka fajësuar Liverpoolin për dështimin e transferimit.

“Kam dëgjuar shumë gjëra. Arsyeja e vërtetë? Vetëm Liverpooli e di. Këto gjëra ndodhin. Kemi shumë gjëra përpara, tash ajo i përket të kaluarës”, ka thënë Fekir.