Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feka i emocionuar për ndeshjen me Gjermaninë

Dren Feka, talenti kosovar, është shprehur tejet i lumtur që do të përballet me ish-kombëtaren, Gjermaninë.

Futbollisti i Luzernit është pjesë e Kosovës U21 për ndeshjet kualifikuese për Evropian kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë që zhvillohen më 22, përkatësisht 27 mars.

Të dy ndeshjet zhvillohen në “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Për Koha.net, Feka ka treguar emocionet që ka për përballjen me ish-bashkëlojtarët.

“Unë jam shumë i lumtur që kam rastin të luaj për Kosovën, dhe se do të jap maksimumin tim. Janë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa për mua edhe shumë emocionale sidomos ndeshja kundër Gjermanisë, sepse unë kam luajtur pesë vite për kombëtaren gjermane, ndërsa tash kundër tyre”, është shprehur Feka.

Tutje ai ka treguar se ka kontakte me shumë lojtarë të Gjermanisë si Jonathan Tah, Benjamin Henrich, Levin Otzunale, Suad Serdar, Jordan Toruraricha, Philip Ochs me të cilët ka luajtur bashkë.

Kosova është pjesë e Grupit 5 kualifikues. Pas gjashtë ndeshjeve, kosovarët kanë shtatë pikë në pozitën e pestë. Azerbajxhani është i fundit me vetëm një pikë, ndërsa Gjermania udhëheq grupin me 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm