Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 niset për në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës U21, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të ndeshet me përfaqësuesen gjermane U21, të martën.

Pas fitores historike, 3-2 ndaj Norvegjisë, në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, Kosova më 5 shtator ndeshet me Gjermaninë, skuadrën e cila konsiderohet favorite në grupin 5, të kualifikimeve për Euro2019, për U21, transmeton kp.

Pas tre ndeshjeve, Kosova U21 ka grumbulluar 6 pikë, duke u mposhtur nga Irlanda, dhe duke fituar dy ndeshje ndaj Norvegjisë.

Image
Artikuj të ngjashëm