Dren Feka është në dispozicion të përzgjedhësit Rafet Prekazi te Kosova U21, për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Azerbajxhanit.
20-vjeçari, që më herët ka luajtur për ekipin e 19-vjeçarëve te Gjermania, tash e tutje do të përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe për këtë nuk ka asnjë problem dokumentacioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, babai i futbollistit, Driton Feka.
Këtë verë, Feka u largua nga Hamburgu dhe nënshkroi me skuadrën e Luzernit, në ligën elite të Zvicrës.