Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer po vazhdon të dëshpërojë në “US Open”

Pasoja të Wimbledonit? Ishte e vështirë të mos hamendësohej duke e parë Roger Federerin të largohej nga fusha për një trajtim në shpinë para se të pësonte për herë të parë nga bullgari Grigor Dimitrov të martën mbrëma.

Kjo skenë e papritur në stadiumin "Arthur Ashe" erdhi vetëm 48 orë pasi që Novak Gjokoviq dorëzoi përballjen e rrethit të katërt me zviceranin Stan Wawrinka, ndërsa ishte në disavantazh për shkak të një problemi me shpatullën e majtë, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Federer mori duartrokitje të shumta edhe në disfatë, pasi vendosi të vazhdonte deri në fund, ndërkohë Gjokoviq u përcoll me fishkëllima nga tifozët pasi ndërpreu shkurt spektaklin.

Mirëpo problemet e të dyve duket se burojnë nga finalja e Wimbledonit në korrik. Ishte meçi i vitit dhe një nga meçet më të mira të epokës së artë. Përballja shkoi në pesë sete dhe seti i pestë u vendos në tie-break pas rezultatit 12:12.

Nuk do të ketë një rimeç në "US Open" në New York, gjë që është e vështirë për turneun.

Të mbash shkëlqimin dhe shëndetin gjatë gjithë stinorit të tenisit mbetet sfidë e madhe dhe ndonëse Federer tash është 38-vjeçar, realiteti është se ai në New York ka dështuar të ngadhënjejë për më tepër se një dekadë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm