Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nuk janë të kënaqur me zhvillimin që kanë regjistruar federatat sportive në vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.
Në MKRS-së thonë se vetëm shtatë, prej 37 federatave të licencuara, kanë pasur performancë të mirë. Të tjerat, siç thotë drejtori i Departamentit të Sporit (DS) pranë MKRS-së, Ibër Alaj, kanë stagnuar, nuk kanë arritur performancë të madhe dhe kanë dështuar në masivizimin e ngritje të cilësisë së sportit përkatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlaj, nuk ka dashur të dalë me emrat e federatave. Por, ka thënë se pasojat do t'i bartin gjatë këtij viti, kur edhe do t'u ndahet buxheti nëpërmjet Memorandumeve.
Ndërkohë në federata thonë se kanë kryer detyrimet e tyre si ndaj sportistëve ashtu edhe ndaj shtetit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.