Subvencionet në vlerë prej 794.500 eurosh, të dhëna nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në vitin 2016 për 11 nga 18 federatat sportive, plus Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), nuk janë menaxhuar mirë.
Kjo është gjetja e zyrës kombëtare të auditivit, shkruan sot Koha Ditore.
Në raportin e auditimit të vitit 2016 për MKRS-në thuhet se memorandumet ishin të mangëta, sa i përket përcaktimit të obligimeve të federatave ndaj MKRS-së, dhe për arsyetimin e shpenzimeve.
Memorandumet e mangëta dhe mospërcaktimi i saktë i obligimeve të palëve si dhe arsyetimi i dobët i shpenzimeve, ndikojnë në menaxhimin jo të mirë të subvencioneve dhe siç thuhet në arsyetimin e Zyrës Kombëtare të Auditorit, rrit rrezikun që paraja publike të keqpërdoret. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Auditori me vërejtje direkte për MKRS-në lidhur me mënyrën e financimit
-
Federatat sportive kërcënohen me ulje të buxhetit
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Auditorët: Ministria e Kulturës ndau 2.5 milionë euro pa plan, ka 153 konsulentë
-
Shteti “ngrin” buxhetin e 32 federatave që nuk iu përmbajtën ligjit