Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk u përmbahet gjithnjë ligjeve dhe rregulloreve kur financon organizatat sportive.
Kështu të paktën thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të bërë publik të mërkurën në një konferencë për shtyp.
Sipas zyrës së auditimit, “organizatat sportive gjatë viteve 2020-2022 nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë eurosh të financuara nga MKRS-ja”.
Kjo i bie që për këtë shifër nuk janë dorëzuar dëshmi se si është shpenzuar, përkatësisht që projektet nuk janë mbyllur.
Mjetet e buxhetit të shtetit, të ndara nga MKRS-ja, janë burimi kryesor për të gjitha federatat sportive, pos asaj të futbollit. Shumica e federatave madje funksionojnë vetëm në bazë të mjeteve që ndahen nga kuleta e shtetit.
Mjetet kryesisht ndahen në bazë të memorandumeve dhe thirrjeve publike, por MKRS-ja nuk i është përmbajtur vetëm kësaj, ka vlerësuar auditori.
“Përveç financimeve me memorandume dhe me thirrje, MKRS-ja financon organizatat sportive edhe pa thirrje publike, vetëm me kërkesa drejtuar Ministrisë, formë të cilën nuk e ka të paraparë në ligje dhe rregullore”, shkruan në raportin e auditorit.
Edhe
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
Jo pak para MKRS-ja ndan në bazë të kërkesave direkte që i bëhen nga federatat sportive. Dhe sipas auditorit, kjo formë nuk është e paraparë në ligje e rregullore.
Memorandumet me federata firmosen në bazë të kategorizimit të sporteve. Kategorizimi përcakton se sa do të mbështeten federatat sportive. Por Ministria ka financuar përtej kategorizimit dhe disa federata të caktuara kanë përfituar dukshëm më tepër se që është dashur të marrin në bazë të kategorizimit.
“Për adresimin e këtyre çështjeve të trajtuara në raport, nga ZKA janë dhënë 10 rekomandime për dy institucione. 6 rekomandime për MKRS-në, 2 rekomandime për ATK-në dhe 2 të përbashkëta për të dy institucionet”, shkruan auditori.
-
Auditorët: Ministria e Kulturës ndau 2.5 milionë euro pa plan, ka 153 konsulentë
-
Projekti prej 121 mijë eurosh “që MKRS-ja nuk e ka shqyrtuar e pranuar përmes komisionit”
-
Auditori me vërejtje të shumta për sponsorizimin në sport: nuk është arritur qëllimi
-
ZKA: Gati gjysmë milion euro u deklaruan në ATK si sponsorizim, por s’u transferuan te klubet sportive