Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka lëshuar të enjten një komunikatë formale për të hedhur poshtë akuzat e fundit ndaj presidentit Luis Rubiales.
Të enjten paradite, e përditshmja spanjolle “Mundo” ka lëshuar një raport që përmban deklaratat e dajës së presidentit Rubiales, Juanit që ia ka dhënë departamentit të anti-korrupsionit. Në ato deklarata, Juan akuzon nipin e tij për organizimin e festave me femra duke i përdorur paratë e federatës.
Deklarata e lëshuar “mohon kategorikisht” akuzat e bëra.
“E gjithë ndërhyrja nga Juan Rubiales që u shpërnda sot nga ‘El Mundo’ është edhe një herë një ushtrim i ri falsiteti dhe manipulimi nga një ish-punonjës i Federatës me urdhër të tjerëve, siç është treguar nga aleancat e tij, dhe njihen si përpjekje të mëtejshme të vazhdueshme e atyre që shikojnë të njollosin imazhin e presidentit të RFEF-it”, thuhet në komunikatë.
Deklarata vazhdon të trajtojë akuzat më specifike ndaj Luis Rubialesit, duke pretenduar se pavarësisht ashpërsisë së akuzave të Juanit, nuk është paraqitur asnjë provë e vetme.
Edhe
Ish-presidenti i Federatës spanjolle gjobitet për puthje
Hetimet tashmë kanë nisur pas këtyre akuzave dhe çështja nuk do të mbyllet pa një vendim final të gjykatës.
Kjo akuzë, vjen disa muaj pasi u publikuan mesazhet audio mes presidentit Rubiales dhe Gerard Piquet, pas së cilës nisi një hetim.