Federata e Futbollit e Spanjës ka konfirmuar se futbollistët e La Ligës spanjolle kanë refuzuar të marrin pjesë në ndeshje jashtë territorit të Spanjës, transmeton KTV.
Unioni i futbollistëve vazhdimisht ka refuzuar një gjë të tillë. Presidenti David Aganzo dhe ekipi i kapitenëve të klubeve e kanë kundërshtuar fuqishëm një ide të tillë.
“E kemi bërë të qartë 200 milionë herë, futbollistët nuk do të udhëtojnë jashtë Spanjës për të luajtur”, ka bërë të ditur Aganzo për agjencinë spanjolle të lajmeve AFE.