La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës kanë vendosur të pezullojnë garat derisa qeveria dhe autoritetet e shëndetësisë të vendosin se është e sigurt të luhet.
“Federata dhe La Liga pajtohen për pezullimin e futbollit profesionistë derisa autoritetet kompetente të Qeverisë së Spanjës konsiderojnë se mund të luhen ndeshjet dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor”, është thënë në një deklaratë të përbashkët.
Garat ishte paraparë të fillonin më 3 prill, por situata në Spanjë është përkeqësuar, ku numri i të vdekurve nga koronavirusi është afro 2200.
Artikuj të ngjashëm