Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata nis procedurën ndaj Kloppit për festën ndaj Evertonit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është akuzuar nga Federata e Anglisë për hyrjen në fushë në ndeshjen ndaj Evertonit.

Kloppi akuzohet pasi kishte hyrë në fushë për të festuar golin në sekondat e fundit, të realizuar nga Divock Origi.

Ai hyri në fushë për t’u përqafuar me portierin Alisson, ndërsa shmangi dënimin e menjëhershëm nga gjyqtari.

Nëse Kloppi pranon fajësinë ai pritet të gjobitet dhe të marrë një paralajmërim për sjelljet në të ardhmen.

Gjermani kërkoi falje në konferencën për media.