Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Volejbollit me të hyra prej 410 mijë eurosh

Federata e Volejbollit e Kosovës gjatë vitit 2023 kishte të hyra prej 410 mijë eurosh, është bërë e ditur në raportin e auditimit të jashtëm të kësaj federate.

FVK-ja, si shumica e federatave, të hyrat më të mëdha i ka nga shteti, përkatësisht nga MKRS-ja. Në bazë të kategorizimit ka realizuar të hyra prej 210 mijë eurosh. 93 mijë euro të tjera i ka nga aneks-memorandumet me MKRS-në. Prej Federatës Evropiane, FVK-ja kishte të hyra prej 11 mijë eurosh, ndërsa nga Federata botërore realizoi të hyra prej 40 mijë eurove.

121 mijë euro FVK-ja i kishte nga sponsorët, ndërsa 10 mijë nga klubet dhe aktivitetet.

Për paga të stafit të Federatës janë ndarë 21 mijë euro, kurse shpenzime të evidentuara si “FIVB paga” janë 12 mijë euro.

Afro 80 mijë euro kanë kushtuar organizimet dhe pjesëmarrjet në aktivitete ndërkombëtare, ndërsa 84 mijë euro janë të evidentuara si “kompensim i mëditjeve për zyrtarët në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare”. Për LED, produksion dhe zërim, FVK-ja vjet ka ndarë plot 51 mijë euro.

Shpenzimet gjatë vitit 2023 ishin fiks sa të hyrat, sipas raportit.

Artikuj të ngjashëm