Federata e Futbollit të Holandës (KNVB) ka marrë vendim që të lejojë një futbolliste 19-vjeçare, Ellen Fokkema, që të luajë në ekipin e meshkujve VV Foarut. Lajmi është bërë i ditur nga KNVB në faqen zyrtare.
Klubi VV Foarut është nga fshati Menaam, me popullatë më pak se 3000 banorë dhe luan në rangje amatore.
Federata ka thënë se do të shikojë që të ndryshojë rregullat për të lejuar futbollsitet që të luajnë në futboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat e kombinuara lejohen vetëm deri në moshën 18 vjet.
“Është fantastike që mund të vazhdoj të luajë në këtë skuadër. Kam luajtur këtu që nga mosha pesëvjeçare dhe do të ishte mëkat po të mos mund të luaja stinorin e ardhshëm. Nuk e kam idenë se si do të funksionojë, por jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti”, ka thënë Fokkema.
-
Ekipet e futbollisteve duhet të kenë trajnere, jo vetëm trajnerë
-
Shpresë për shumë lojtarë, ekipet për Euro 2024 rriten për tre futbollistë
-
FFK-ja synon krijimin e ligave U13 dhe U15 për futbolliste
-
Rritet numri i federatave që nuk duan të luajnë kundër rusëve
-
FFK-ja organizon kamp me talentet e diasporës