Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Futbollit e Spanjës ndryshon logon si pjesë e ribrendimit të organizatës

Federata e Futbollit të Spanjës ka ndryshuar logon zyrtare si pjesë e ribrendimit të kësaj organizate.

Organizata e njohur si RFEF, është organi administrativ i futbollit spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka elemente të fuqisë brenda dy divizioneve të para të futbollit spanjoll, ndonëse organizata rivale La Liga, me të cilën ka marrëdhënie të ftohta, menaxhon veçmas segmente më të mëdha të atyre garave.

Presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales, ka prezantuar ndryshimet në logo dhe brendim.

“Ne duam një imazh të fuqishëm që shpresoj se do të na përcjellë në suksese të ardhshme. Me rëndësi është që të dimë arsyen për këtë ndryshim. Është një nga hapat në planin tonë strategjik ku aq shumë pjesë të Federatës sonë kanë marrë pjesë. Brendi ynë duhet të ec para, me elegancë dhe thjeshtësi, por me fuqi”, ka thënë Rubiales. “Shpresojmë që marka jonë e re do të na shoqërojë në suksese më të rëndësishme”.