Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FC Drita siguron shërbimet e dyshes së larguar nga FC Prishtina

FC Drita nuk ka të ndalur. Klubi gjilanas sot ka prezantuar dy super-blerjet e radhës.

Ish-dyshja e FC Prishtinës, Liridon Leci dhe Endrit Krasniqi janë prezantuar sot si përforcime të radhës tek FC Drita.

Leci e Krasniqi pak ditë më parë u “divorcuan” me Prishtinën, por të dy lojtarët shumë shpejtë u bënë më skuadër të re, sepse bëhet fjalë për dy lojtarë kualitativë dhe të dëshmuar në futbollin tonë, madje, Leci ka edhe përvojë ndërkombëtare.

Ky është postimi i FC Dritës në Facebook:

Boom

Edhe Bytyçi transferohet te Drita Sport Bytyçi transferohet te Drita

Merkato ?

Kemi arritur marrëveshje me dy lojtarë të dëshmuar në futbollin e Kosovës.

Nga sot skuadrës sonë i bashkohen dy emra të respektuar:

1) Endrit Krasniqi

2) Liridon Leci

Edhe Drita vazhdon kontratën me Besnik Krasniqin Sport Drita vazhdon kontratën me Besnik Krasniqin

Krasniqi është mesfushor sulmues ndërsa Leci mbrojtës krahu.

Kryesia e Klubit po punojnë natë dhe ditë që të arrihen e objektivat që i kemi parashtruar në projektin tonë afatgjatë.

Të gjitha transferet e realizuara për qëllim kryesor kanë konkurrencën brenda ekipit, pastaj ballafaqimin me skuadrat e tjera.

FC Drita do të vendos standarde të reja në futbollin e Kosovës.

Edhe Krasniqi, sulmues i ri i Dritës Sport Krasniqi, sulmues i ri i Dritës

Profesionalizmi të mbetet preokupimi ynë kryesor dhe rruga e vetme drejt suksesit.

“Fatkeqësisht” merkato e FC Dritës nuk ka përfunduar ende...