Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizren-Lipjan, do të zhvillon të enjten.
Dy ndeshjet duheshin të zhvilloheshin sot, mirëpo janë shtyrë për nesër, transmeton kp.
Vendimi vjen pasi Kosova, sot ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen të enjten në ora 19:00, në kuadër të javës së 13-të.
Lexoni edhe: FFK-ja shtyn për një ditë ndeshjet e Kupës së Kosovës