Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FBK: Referët nuk pranuan marrëveshjen tonë, për këtë u zëvendësuan nga gjyqtarë të huaj

Është bërë zyrtare zëvendësimi i gjyqtarëve kosovar me gjyqtarë të huaj.

Kjo ka ndodhur pasi që gjyqtarët vendor i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak të mos pagesës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës Elvira Dushku, e cila ka sqaruar në detaje problemin të cilin e kanë me gjyqtarët kosovar.

“Sot edhe nesër në ndeshjet e basketbollit kosovar do të jenë të pranishëm tre gjyqtarë nga Shqipëria dhe tre nga Mali i Zi, pasi që referët tanë kanë zgjedhur bojkotin. I kemi paguar për dy muaj ndërsa ne i kemi borxh edhe dy muaj. Ju kemi premtuar se në shumë shpejt do ti kryejmë edhe obligimet tjera, mirëpo ata nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga FIBA, ndërsa dy Federatat e rajonit ajo e Shqipërisë dhe Malit të Zi na kanë ndihmuar në këtë çështje. Pagesën për referët e huaja do ta kryejë Federata e Basketbollit të Kosovës por më vonë, kështu kemi rënë dakord me drejtuesit e Federatave të lartpërmendura, ka thënë Dushku për kp.

Kujtojmë që sot zhvillohen ndeshje e para të e stinorit pranveror në Superligën e Baskebtollit të Kosovës, ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës.

Lexoni edhe: Gjyqtarët vendorë në bojkot, Superliga angazhon të huaj