Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës u ka bërë thirrje turistëve dhe bjeshkatarëve që të evitojnë vizitat në veri të Mitrovicës.
Kjo federatë përmes një njoftimi ka thënë se ‘këshillon kundër çdo vizite apo udhëtimi jo esencial në pjesën veriore te Mitrovicës si dhe komunave të Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, për shkak të potencialit të dhunës dhe incidenteve të sigurisë në atë pjesë”.
Më tutje në reagim thuhet se ‘turistët dhe bjeshkatarët janë të rrezikuar nga gjuajtjet me armë si dhe incidenteve të tjera të paprovokuara dhe të paparashikueshme. FBAK-u nuk mund të garantojë aktivitet e as qëndrim të sigurt dhe të qetë në atë pjesë. Rekomandohet shmangia e këtyre zonave për aq sa është e mundur, dhe nëse frekuentohen kjo bëhet në rrezikun e individit – organizatorit. Federata duhet të paktën të konsultohet para një vizite të tille, të merren këshilla dhe informatat e fundit për ato zona” është thënë në reagimin e FBAK-së.
Reagimi i federatës vjen vetëm disa ditë pasi një grup i bjeshkatareve ishte sulmuar me armë nga serbët në veri të Kosovës.
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes: Shmangni fushat e hapura dhe qëndroni larg pemëve
-
Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
-
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë për në Kosovë
-
Bëhet thirrje për kujdes maksimal për qytetarët e Kosovës që janë në Lindjen e Mesme
-
Paralajmërohet për rreziqe të shtuar nga ortekët në Brezovicë