Laura Fazliu ka shënuar fitore në dy luftërat e para që i ka pasur në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Fazliu 21-vjeçare, fillimisht mposhti izraeliten Karem Primo me "Ippon".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe "Ippon" triumfoi edhe ndaj Lucy Renshallit, xhudistes nga Britania e Madhe.
Tani në çerekfinale do të garojë me garuesen çeke, Renata Zachova. Ajo garon në kategorinë deri 63 kg.
Ndryshe nga Fazliu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në Evropianin e seniorëve.
Fituesi i medaljes së artë në Evropianin e vitit të kaluar, u mposht nga xhudisti armen, Arsen Avedisyan. Akili ka dështuar të mbroj titullin në kategoronë deri 73 kg.