Betim Fazliji ka shënuar gol për St. Gallenin që pësoi disfatë nga Luzerni me rezultatin e ngushtë 3:2 të hënën.
Fazliji shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 83-të, por tre minuta më vonë Luzerni shënoi golin e barazimit pas asistimit të mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari. Në minutën e 91-të, Luzerni shënoi edhe golin e fitores.
Ndeshja i takoi javës së 30-të të Superligës së Zvicrës. Fazliji luajti deri në fund të takimit, ndërsa të plotë te Luzerni ishin edhe Jashari dhe Denis Simani. St. Galleni zë vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Luzerni në vendin e nëntë me 27 pikë
Artikuj të ngjashëm