Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ka shënuar autogol dhe ia ka pamundësuar skuadrës së tij, St. Gallen ta fitojë ndeshjen ndaj Servettes.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës përfundoi me rezultatin 2:2.
Fazliji shënoi autogol në minutën e 60-të për rezultatin 2:2. Fazliji luajti deri në fund të takimit, ndërsa te Servette në minutën e 79-të në fushë u inkuadrua Kastriot Imeri.