Sonte janë mësuar dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin me fitore prej 3 me 0 në Camp Nou, e Ajaxi bëri befasinë më të madhe.
Gjiganti holandez e eliminoi Juventusin duke e mposhtur në Itali me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.
E pas këtyre dy ndeshjeve kanë lëvizur edhe kuotat e kompanive të basteve për favoritin e kësaj gare.
Përkundër se e eliminoi Juventusin skuadra e Ajaxit nuk është favorit për ta fituar këtë garë.
Edhe
Pas ndeshjeve të para çerekfinale, ndryshon favoriti për Ligë të Kampionëve
Sipas basteve favorit mbetet Barcelona me 3.5, e ndjekur nga Liverpooli i Jurgen Kloopit që nesër luan ndaj Portos.
Pas tyre janë City, Tottenhami, që pasohen nga Ajaxi e Porto.
