Kuotat e kompanive të basteve për favoritin e Ligës së Kampionëve kanë pësuar ndryshime pas shortit të çerekfinales.
Shorti i sotëm ka vënë disa përballje interesante, kurse pas shortit, kanë ndryshuar edhe kuotat.
Në fakt, Manchester City vazhdon të mbetet favorit sipas kompanive të basteve. “Citizens” kuotohen nga 2.9 deri në 3.5 për t’u shpallur kampion.

Koutat para hedhjes së shortit
E, pas shortit, është Juve që ka tejkaluar Barcelonën. Para shortit, ishte Barcelona e dyta, por tash është Juventus, transmeton Koha.net. “Zonja e Vjetër” kuotohet nga 3.75 deri në 4.5 për fitore.
Barca renditet e treta, pasuar nga Liverpool, United, Tottenham, Ajax e Porto.

Kuotat pas hedhjes së shortit
Artikuj të ngjashëm
-
Pas ndeshjeve të para çerekfinale, ndryshon favoriti për Ligë të Kampionëve
-
Favoriti për Ligën e Kampionëve pas ndeshjeve të sotshme, sipas bastoreve
-
Favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, sipas bastoreve
-
Tjera përballje të zjarrta priten në “Champions”
-
City përballet me Real Madridin apo Bayernin