Sulmuesi Ansu Fati ka marrë ofertë nga Premier League. “Mundo Deportivo” raporton të mërkurën se është ekipi i Arsenalit që i ka bërë tashmë ofertë sulmuesit të Barcelonës. Mësohet se oferta e ekipit nga Anglia është joshëse për Fatin, i cili është i gatshëm të largohet nga Barcelona në verë.
Ai e ka humbur vendin e titullarit këtë sezon te Barcelona dhe mbetet të shihet nëse do të mbetet në klub edhe edicionin e ardhshëm.
20-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet tjera.