Talenti i Barcelonës, Ansu Fati është i përkushtuar që të arrijë suksese me klubin nga Katalonia, shkruan “Mundo Deportivo”.
Sipas të njëjtit medium, 18-vjeçari nuk do të kërkojë që të largohet nga Barça. Madje, bëhet e ditur se ai është i etur që ta shpërblejë klubin për besimin që i ka dhënë.
Fati do të bartë numrin 10-të, të cilin për gati dy dekada e ka mbajtur Lionel Messi.
Spanjolli ka pasur telashe me një lëndim që e ka lënë jashtë fushës që nga nëntori i vitit 2020.
Kontrata me Barcelonën i skadon në verën e vitit 2022 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjera.
Me ekipin e parë të Barçës, është paraqitur në 43 ndeshje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asistime.