Ikona britanike e atletikës, Mo Farah, ka akuzuar disa media se po ia shkatërrojnë trashëgiminë për marrëdhënien e tij me trajnerin Alberto Salazar.
Britaniku Farah ka punuar me amerikanin Salazar që nga viti 2011, duke fituar katër medalje të arta olimpike dhe gjashtë të arta të botës, shkkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalazar është nën hetime nga Agjencia Amerikane e Antidopingut. Si ai ashtu edhe Farah mohojnë se kanë thyer ndonjëherë rregullat e antidopingut.
“Aq shumë herë ju djema keni qenë jokorrektë me mua”, ka thënë Farah. “Fakti është se unë kam arritur atë që kam arritur vetëm nga puna e madhe. Duke u angazhuar vit pas viti dhe duke ofruar sukses për vendin tim. Nganjëherë e shoh bizare se si disa njerëz shkruajnë gjëra të caktuara vetëm sa për të shitur storien e tyre”.
Farah, 34-vjeçar, të shtunën mbrëma fitoi medaljen e argjendtë në 5000 metra vrapim në botërorin “Londra 2017”, ndërsa po në këtë botëror kishte fituar më herët të artën në 10 mijë metra vrapim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.