Asnjë fanellë tjetër e Leverkusenit nuk është shitur më shumë sesa ajo e Granit Xhakës.
Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës është shumë i popullarizuar dhe ka fituar zemrat e tifozëve menjëherë.
31-vjeçari Xhaka pas shtatë ndeshjeve me Leverkusenin, është lider në Bundesligë me 19 pikë. Ka një pikë më shumë se Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayern Munichu e Dortmundi.
Xhaka po shkëlqen në mesfushë dhe e ka përmirësuar dukshëm ekipin që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.
Fanella e tij është shitur edhe më shumë sesa ajo e Victor Bonifaces, transferimit tjetër të madh të Leverkusenit që ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje.
Artikuj të ngjashëm