Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fanella e Amir Rrahmanit dhe shokëve të tij mbulon rrugët e Napolit

Qytetarët e Napolit kanë filluar përgatitjet për festën e madhe. Klubi është shumë afër ta fitoi titullin e kampionit të Italisë pas 30 vjetësh pritje.

Pothuajse nuk ka rrugë në Napoli që nuk është dekoruar me flamuj të klubit dhe fanella të lojtarëve.

Pjesë e këtij suksesi është edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani. Fanella dhe portreti i tij nuk mungon askund.

Image
Amir Rrahmani pjesë e suksesit historik të Napolit

Napoli për herë të fundit skudeton e ka fituar në vitin 1990 kur pjesë e saj ishte ikona e futbollit, Diego Armando Maradona, emrin e të cilit e mbanë stadiumi Napolit. Titulli i i vitit 1990 ishte vetëm hera e dytë që napolitanët ishin shpallur kampionë gjatë historisë.

Klubi ka rënë nga Serie A gjithsej 5 herë. Hera e fundit ishte gjatë sezonit 2000/2001. Për shkak të bankrotit, në sezonit 2004/2005 ka rënë edhe në Serie C. Megjithatë shpejtë i konsoliduan radhët duke u promovuar në Serie B dhe përfundimisht u rikthyen në Serie A gjatë në sezonin 2007/2008.

Edhe Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli Sport Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli

Napoli aktualisht kryeson renditjen në Itali me 71 pikë, 19 pikë më shumë se Lacio që zë vendin e dytë.

Image

Sukseset e Napolit gjatë historisë:

Serie A: 1986/87, 1989/90.

Coppa Italia: 1961/62, 1975/76, 1986/87, 2011/12, 2013/14, 2019/20

Supercoppa Italiana: 1990, 2014

Edhe Festë për Rrahmanin, Napoli kampion i Italisë Futboll Festë për Rrahmanin, Napoli kampion i Italisë

UEFA Cup: 1988/89

 

Image