E suksesshme është vlerësuar paraqitja e parë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare. Lojërat mesdhetare “Tarragona 2018” përfunduan të dielën, ndërsa kanë nisur më 22 qershor. Në to Kosova i fitoi katër medalje, të gjitha në xhudo.
Medaljet e arta të Distria Krasniqit, Nora Gjakovës e Akil Gjakovës dhe e argjendta e Loriana Kukës ia kanë siguruar Kosovës vendin e 14-të në listën e vendeve më të suksesshme. Medalje kanë fituar plot 24 shtete, ndërsa pa to kanë mbetur vetëm Andorra e Libia, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShteti më i suksesshëm ishte Italia me plot 156 medalje, prej tyre 56 të arta. Nikoqirja, Spanja, fitoi 122 medalje, prej tyre 38 me shkëlqim ari, ndërsa Turqia i kishte 95 medalje, prej tyre 31 të arta. Shqipëria u rendit e 20-ta me dy medalje.
Luiza Gega fitoi të artën në vrapim 3000 metra me pengesa, ndërsa boksieri Krenar Zeneli fitoi të argjendtën në kategorinë deri 56 kilogramë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)